Gani Geci ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pasi ka shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë kohës që ndodhet në paraburgim.
Geci raportohet se ka pasur probleme me zemrën dhe luhatje të tensionit të gjakut, çka ka bërë të nevojshëm transportimin e tij me urgjencë në spital.
Shqetësimet shëndetësore raportohet se kanë nisur ditën e djeshme, pas orës 18:00, kur njësitet përkatëse e kanë shoqëruar drejt spitalit. Aktualisht, sipas raportimeve, ai po merr trajtim mjekësor në repartin përkatës.
Kujtojmë se Gani Gecit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, pas dyshimeve për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen e tij aktuale shëndetësore.