BE ndryshon rregullat për patentat, të rinjtë mund të marrin lejen e drejtimit që në moshën 17-vjeçare! Gjermania synon ta ulë në 16 vjeç

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.10.2026, 11:23

Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të reja që u mundësojnë të rinjve të pajisen me patentë shoferi të kategorisë B që në moshën 17-vjeçare. Megjithatë, deri në mbushjen e 18 viteve, ata nuk do të lejohen të drejtojnë automjetin vetëm, por duhet të shoqërohen nga një shofer me përvojë.

Sipas direktivës së re evropiane, e cila hyri në fuqi më 25 nëntor 2025, personi shoqërues duhet të jetë të paktën 24 vjeç, të ketë patentë prej më shumë se pesë vitesh dhe të mos ketë pasur ndalim drejtimi gjatë pesë viteve të fundit. Shtetet anëtare mund të vendosin edhe kushte shtesë.

Ndërkohë, Gjermania po shqyrton mundësinë që mosha minimale për drejtimin e shoqëruar të ulet në 16 vjeç, pas një propozimi të partisë bavareze CSU. Aktualisht, në Gjermani të rinjtë mund të marrin patentën në moshën 17-vjeçare, por deri në 18 vjeç duhet të shoqërohen nga një person i regjistruar që plotëson kushtet ligjore.

Vendet e BE-së kanë afat deri më 26 nëntor 2028 për të zbatuar rregullat e reja për drejtimin e shoqëruar nga 17-vjeçarët.

Ndryshimet mund të përfitojnë edhe të rinjtë shqiptarë e kosovarë që jetojnë ligjërisht në vendet e BE-së, nëse plotësojnë kriteret e shtetit ku banojnë. Megjithatë, rregullat evropiane nuk ndryshojnë automatikisht kushtet për marrjen e patentës në Shqipëri apo Kosovë.

Synimi i këtyre masave është që drejtuesit e rinj të fitojnë më shumë përvojë në timon dhe të ulet rreziku i aksidenteve rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit