Studentët i përgjigjen Ramës: S’ka dialog, vetëm dorëheqje!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2026, 10:58

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige përpara godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues. Përmes këtij veprimi, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të rinjve të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre.

Por studentët kanë vijuar të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre, duke refuzuar ftesën për dialog dhe duke këmbëngulur te kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë bërë të qartë se nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për të vijuar protestën.

Në ambientet pranë Kryeministrisë janë vendosur edhe mbishkrime me thirrjen “Dorëheqje, dorëheqje”, përmes të cilave protestuesit shprehin qëndrimin e tyre ndaj kreut të qeverisë. Pavarësisht ftesave të përsëritura për dialog, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga detyra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit