Qytetarët e disa rajoneve të Kosovës do të përballen sot, më 21 tetor, me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, të cilat në disa zona do të zgjasin deri në tetë orë.
KEDS ka njoftuar se ndërprerjet do të ndodhin për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes dhe realizimit të projekteve investive.
Ja zonat që do të preken:
– Prishtinë: Llukar, Makoc, Grashticë, Mramor, Koliq, Keqekollë, Zllash, Mili Ajvali dhe disa rrugë të kryeqytetit. Ndërprerje nga 07:00 deri në 17:00, varësisht nga zona. – Drenas dhe Fushë Kosovë: Qikatovë, Likoshan, Komoran, Gllanasellë dhe rruga Bedri Pejani. Ndërprerje nga 09:30 deri në 15:30. – Pejë: Disa rrugë të qytetit, Bogë, Kuqishtë, Drelaj, Shkrel dhe Koshutan. Ndërprerje nga 08:30 deri në 16:00, në intervale të ndryshme. – Prizren dhe Dragash: Restelicë, Randobravë, Zaplluxhë, Kuk, Brodosanë dhe Blaç. Ndërprerje nga 09:00 deri në 17:00. – Ferizaj, Lipjan dhe Shtërpcë: Nerodime, Jezerc, Carralevë, Reçak, Gotovushë, Brod, Bablak dhe Konjuh. Ndërprerje nga 09:00 deri në 15:30. – Mitrovicë dhe Skenderaj: Koshtovë, Vinarc, Llaushë, Burojë, Turiqevc, Rakinicë dhe Izbicë. Ndërprerje nga 08:00 deri në 16:00. – Gjakovë dhe Rahovec: Bistrazhin, Pjetërshan, Moglicë, Cërmjan, Bec, Rashkoc dhe disa fshatra të tjera. Ndërprerje nga 09:00 deri në 18:00. – Gjilan dhe Kamenicë: Disa rrugë të Gjilanit, Kostadincë dhe Dazhnicë. Ndërprerje nga 09:00 deri në 14:30.
Kujdes: Orari i ndërprerjeve ndryshon sipas lokalitetit dhe nuk nënkupton se të gjitha zonat do të mbesin pa energji gjatë gjithë intervalit të përmendur.
Sipas KEDS-it, punimet po realizohen për të përmirësuar sigurinë dhe funksionimin e rrjetit elektrik.