Tragjedi në Skenderaj! Humb jetën në fabrikën e tij Raif Aliu, Lushtaku: Ishte njeri i urtë dhe punëtor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.10.2026, 09:05

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Skenderaj, ku Raif Aliu, nga fshati Likofc, ka humbur jetën teksa po punonte në fabrikën e tij.

Lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës.

Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Aliu.

“Raifi ishte njeri fjalëpak, i urtë dhe punëtor i madh. Si njeri i një familje të respektuar ai vetën e dëshmoi me punë, sjellje dhe respekt për të tjerët. Sot Likofci dhe të gjithë ata që e njohën e përjetojnë rëndë këtë lajm të hidhur”, ka shkruar Lushtaku.

Ndërkohë, familja Aliu ka njoftuar se detajet lidhur me ceremoninë mortore do të bëhen publike pas përfundimit të obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk janë bërë të ditura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit