Dy avionë ushtarakë turq mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, për të sjellë dy autobotë uji të tipit TOMA, për shpërndarjen e protestuesve.
Sipas raportimeve, avionët ishin nisur nga Kayseri i Turqisë më 19 tetor dhe ishin kthyer pas shkarkimit të mjeteve. Lëvizja raportohet se është evidentuar edhe në platformën Flightradar24. Ngjarja vjen në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës.
Deputeti turk Turhan Çömez, i cili përmes një postimi në rrjetin social X ka ngritur shqetësime për përdorimin e këtyre mjeteve ndaj protestuesve shqiptarë. Çömez shkruan se autobotët do të përdoren për të shtypur demonstratat dhe kritikon ashpër dërgimin e tyre në Shqipëri. “Përvoja juaj në shtypjen e protestave i ka kaluar kufijtë. Tani po bëheni lider botëror duke dërguar në Shqipëri autobotë uji që do të përdoren kundër studentëve!”, shprehet deputeti turk.

Mbërritja e raportuar e mjeteve vjen mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ku janë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë uji.