Pedagogët në protestë: A po shkon arsimi drejt bojkotit total?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2026, 07:31

Pedagogët iu bashkuan protestës së studentëve, duke lënë auditorët dhe duke dalë në shesh për të kundërshtuar situatën në arsim dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve. Ata ngritën shqetësime për kushtet në universitete, tarifat dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen studentët.

Pedagogët paralajmëruan bojkot të procesit mësimor dhe njoftuan se do të vijojnë protestat çdo ditë. Ata nuk përjashtuan edhe mundësinë e një greve urie, nëse sipas tyre, vijon dhuna ndaj protestuesve.

Në peticionin e tyre, pedagogët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj studentëve, lirimin e të ndaluarve dhe ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare. Mes kërkesave të tyre është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit