I riu plagoset me plumb gome në bark gjatë protestës, dërgohet me urgjencë te Trauma

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2026, 22:03

Një tjetër rast i rëndë raportohet gjatë protestës në Tiranë. Aranit Alushi, një i ri nga Mallakastra, dyshohet se është goditur me plumb gome në zonën e barkut, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, i riu është transportuar në Spitalin e Traumës, ku është futur në sallën e operacionit, pasi predha dyshohet se i ka mbetur ende në trup.

Raportohet se Araniti ndodhet i vetëm në spital, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore pas ndërhyrjes.

Plagosja e tij vjen në një mbrëmje të tensionuar në kryeqytet, ku gjatë përplasjeve në protestë Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës, ndërsa janë raportuar edhe goditje me plumba gome ndaj protestuesve.

Rasti ngre sërish pikëpyetje serioze mbi përdorimin e forcës ndaj qytetarëve gjatë protestës. Pritet të mësohet më shumë mbi rrethanat në të cilat i riu u plagos dhe mbi gjendjen e tij pas ndërhyrjes kirurgjikale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit