Me çfarë po qëllon Policia ndaj të rinjve në protestë?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2026, 21:13

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon një efektiv policie me një armë në dorë, duke qëlluar në drejtim të protestuesve.

Nga pamjet nuk mund të përcaktohet se çfarë lloj arme apo municioni po përdoret dhe nëse bëhet fjalë për plumba gome, kapsolla zhurmuese apo gaz lotsjellës.

I kërkojmë Policisë së Shtetit të sqarojë publikisht se çfarë pajisjeje shfaqet në video, çfarë po qëllohet në drejtim të protestuesve dhe nëse përdorimi i saj në këto rrethana është në përputhje me rregullat për përdorimin e forcës.

Transparenca është detyrim. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë po përdoret ndaj tyre gjatë protestës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit