U arrestuan dhunshëm nga policia në protestë, gjykata liron 13 të ndaluar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2026, 17:32

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 13 protestuesve të arrestuar gjatë protestës, duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim.

Për 12 prej tyre është vendosur masa e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Ndërsa për një protestues, krahas lirimit, është caktuar edhe ndalimi i afrimit në më pak se 100 metra nga institucionet publike, si dhe ndalimi i qëndrimit në sheshe apo ambiente ku zhvillohen tubime dhe manifestime publike, pa autorizimin paraprak të gjykatës.

Më herët, Prokuroria kishte kërkuar masa të ndryshme sigurie për të arrestuarit. Për 10 prej tyre kërkoi detyrim paraqitjeje dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar, ndërsa për dy të tjerë, të identifikuar me inicialet G. P. dhe R. H., kërkoi “arrest në shtëpi”.

Protestuesit po hetohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit