Prizreni pa ujë! Banorët e Hoca Mahallës: Prej dy muajsh kemi vetëm 2-3 orë ujë në ditë, faturat i paguajmë rregullisht!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2026, 16:39

Një qytetar nga lagjja Hoca Mahallë në Prizren ka denoncuar në redaksinë e JOQ Kosova mungesën e vazhdueshme të ujit, problem me të cilin banorët po përballen prej më shumë se dy muajsh.

Sipas denoncimit, uji vjen vetëm 2-3 orë gjatë ditës, shpesh me ndërprerje, ndërsa gjatë natës rubinetat mbeten plotësisht të thata.

Qytetari shprehet se kjo situatë është bërë e papërballueshme, veçanërisht për familjet e mëdha, të cilat nuk kanë ujë të mjaftueshëm për higjienë, pastrim, gatim dhe nevoja të tjera të përditshme. Ai pretendon se mungesa e ujit po u dëmton edhe pajisjet elektroshtëpiake.

“Jemi banorë të rregullt që i paguajmë faturat e ujit çdo muaj, ndërsa nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë”, shprehet qytetari.

Përmes JOQ Kosova, banorët i bëjnë thirrje KRU “Hidroregjioni Jugor” – Prizren të marrë masa urgjente, të sqarojë arsyet e ndërprerjeve dhe të sigurojë furnizim normal me ujë.

“Është e papranueshme që në vitin 2026 qytetarët e Prizrenit të jetojnë me këtë problem elementar. Kërkojmë zgjidhje, jo premtime, se po na çmend kjo situatë”, përfundon denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit