E goditi për vdekje me makinë 20-vjeçarin Auron Ferizi në Viti, Egzon Shallti dënohet me 25 vite burg!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2026, 15:12

Egzon Shallti është dënuar me 25 vite burgim për ngjarjen tragjike në Viti, ku humbi jetën 20-vjeçari Auron Ferizi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shtator 2025, pranë parkut “Bafti Haxhiu” në Viti. Sipas raportimeve, Shallti, duke drejtuar një automjet të tipit “Opel Insignia”, kishte goditur pesë persona.

Mes tyre ishte edhe 20-vjeçari Auron Ferizi, i cili, pas dy ditësh luftë për jetën, ndërroi jetë më 10 shtator në QKUK, si pasojë e plagëve të rënda.

Vdekja e të riut tronditi opinionin publik, ndërsa familjarët e tij kërkuan drejtësi. Babai i viktimës, Arton Ferizi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin.

Tashmë, më shumë se një vit pas tragjedisë, ndaj Egzon Shalltit është shqiptuar dënimi me 25 vite burgim.

Ende nuk është konfirmuar nëse ky vendim është i formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit