Pasi i dhunoi prej 7 ditësh, sot kryeministri Rama ka nxjerrë karriget para Kryeministrisë duke u kërkuar studentëve dialog.
Ndërkohë, disa studentë janë paraqitur para godinës së Kryeministrisë, duke iu përgjigjur mesazhit të kryeministrit Edi Rama për dialog. Ata kanë shprehur qëndrimin e tyre përmes një mesazhi të qartë, duke kundërshtuar ftesën e kreut të qeverisë.
Studentët janë shprehur se “Shihe në ëndërr, nuk ka dialog”, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes këtij reagimi, ata kanë bërë të qartë se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i tij nga detyra.