Mijëra qytetarë mund të mbesin sot pa rrymë! KEDS njofton ndërprerje në disa qytete të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2026, 08:56

Qytetarët e shumë fshatrave dhe lagjeve në Kosovë do të përballen sot me ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se këtë të martë, më 20 tetor 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, duke lënë pa furnizim me energji elektrike dhjetëra lokalitete në vend.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin zona të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit, ndërsa në disa prej tyre mungesa e energjisë mund të zgjasë deri në tetë orë.

Më poshtë janë zonat dhe oraret e ndërprerjeve:

Prishtinë (10:30 – 15:30)

Pa energji elektrike do të mbesin zonat Isuf Hoxha, Lismirë dhe Tropoja, për shkak të punimeve në rrjet.

Pejë dhe Klinë

– 10:00 – 15:30: Baicë, Banjë, Cerrollukë, Dobrushë, një pjesë e Dubravës, Kaliqan, Lubovë, Orrobërd dhe Tomoc. – 09:00 – 17:00: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kernicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudicë.

Prizren

– 10:00 – 15:00: Radesh, Leshtan, Dikancë dhe Baçkë. – 09:00 – 14:00: Topliqan, Shirokë, Sallagrazhdë, Mushtisht, Greikoc, Gjinoc, Gelancë dhe Bajqevc.

Ferizaj (09:00 – 14:00)

Ndërprerjet do të prekin lagjen Vëllezërit Gërvalla, pjesë të magjistrales Prishtinë-Shkup, rrugët 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku, Driton Islami, Reçakut, Fehmi Ilmi Sojeva, si dhe Talinocin e Jerlive dhe zona të tjera përreth.

Mitrovicë dhe Vushtrri (10:00 – 15:30)

Pa rrymë do të mbesin Bukoshi, Novolani, Navalan i Ulët, Brusniku, Vërnica, Reznika, Velenica, Mihaliqi, Shalësi, Shallci, Dervari, Druari, Kçiqi i Madh dhe disa rrugë e lagje përreth.

Gjakovë dhe Malishevë (10:30 – 14:00)

Ndërprerjet do të përfshijnë Vërmicën, Tërpezën e Poshtme, Shkarashnikun, Llozicën, Kijevën, Drenocin, Carrallukën, Balincën dhe zonën Adem Jashari.

Gjilan, Kamenicë dhe Viti

– 10:00 – 15:30: Lajqiq, Velegllavë, Desivojcë, Tërstenë dhe Ahishtë. – 13:00 – 16:00: Stubëll, Vërbovc, Gërnçar, Podgorc dhe disa biznese e objekte industriale përreth.

KEDS ka bërë të ditur se punimet lidhen me mirëmbajtjen preventive, pastrimin e traseve, eliminimin e defekteve, ndërrimin e pajisjeve dhe realizimin e projekteve investive.

Qytetarët në zonat e prekura duhet të marrin parasysh oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve për të planifikuar aktivitetet e tyre gjatë ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit