Shpërthimi me tritol u regjistrua në një magazinë materialesh shtëpiake

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2026, 08:25

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në zonën e Ishull-Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për ruajtjen e materialeve shtëpiake.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin. Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar nga ngjarja.

Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Pritet që hetimet të zbardhin mënyrën se si është vendosur dhe shpërthyer lënda plasëse, si dhe nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit