Pamje shqetësuese vijnë nga shkolla “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpianë të Prishtinës, ku nxënësit po zhvillojnë mësimin në klasa të papastruara dhe të mbushura me mbeturina.
Sipas raportimeve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e grevës së punëtorëve të pastrimit, ndërsa procesi mësimor po vazhdon në kushte të papërshtatshme higjienike.
Pamjet e publikuara ngrenë shqetësime serioze për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, të cilët çdo ditë duhet të qëndrojnë për orë të tëra në këto ambiente.
Ku janë institucionet përgjegjëse dhe pse nxënësit duhet të paguajnë çmimin e kësaj situate?