Lezhë: Raportohet për një shpërthim të fuqishëm në mesnatë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2026, 00:25

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar rreth mesnatës në qytetin e Lezhës, duke shqetësuar banorët e zonës.

Sipas raportimeve që kanë mbërritur pranë redaksisë sonë, shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, por deri më tani nuk ka informacion se çfarë mund ta ketë shkaktuar.

Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen.

Priten të tjera detaje për të mësuar se çfarë ka ndodhur në mesnatë në Lezhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit