Deputeti Eman Rrahmani ka ngritur shqetësime lidhur me fertilizimin e asistuar dhe bartjen e shtatzënisë nga një grua tjetër, duke e përmendur këtë çështje si një nga arsyet e kundërshtimit të tij ndaj Kodit Civil.
“Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira edhe ajo lind fëmijën e tyre”, është shprehur Rrahmani.
Ai ka pretenduar se praktika të tilla mund të krijojnë situata ku fëmijës i vështirësohet njohja e prindërve biologjikë.
Deklarata e deputetit prek një nga temat më të debatueshme që lidhen me riprodhimin e asistuar dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë.