Policia e Kosovës ka sjellë një risi për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Nga tani, qytetarët do të mund të njoftohen për gjobat në trafik edhe përmes mesazheve SMS në telefon.
Kjo është bërë e mundur pas integrimit të Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) me platformën shtetërore e-Kosova.
Sipas Policisë, sapo një gjobë të regjistrohet në sistem, qytetarët do të marrin njoftim përmes platformës e-Kosova dhe SMS-it.
Përveç gjobave, qytetarët do të mund të kontrollojnë edhe pikët negative, masat mbrojtëse, konfiskimin apo anulimin e patentë-shoferit, si dhe gjobat e papaguara.
Ky shërbim do të jetë i qasshëm edhe për bizneset, të cilat do të mund të kontrollojnë raportet përkatëse lidhur me gjobat.
Policia thotë se kjo risi synon të rrisë transparencën dhe t'ua lehtësojë qytetarëve qasjen në informacion.
A mendoni se njoftimi i gjobave me SMS është një hap pozitiv për shoferët në Kosovë?