Hapet aplikimi për subvencionimin e rrymës në Kosovë! Ja kush mund të përfitojë dhe si të aplikoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2026, 17:01

Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës! Nga sot, 19 tetor 2026, ka nisur zyrtarisht aplikimi për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për periudhën 2026–2027.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se nga kjo mbështetje financiare mund të përfitojnë familjet që plotësojnë kriteret e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.

**Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova**, në kategorinë “Familja”, ndërsa për çdo ekonomi familjare lejohet vetëm një aplikim, i lidhur me një njehsor elektrik.

Një detaj shumë i rëndësishëm është se subvencionimi fillon nga muaji kur miratohet aplikimi, çka do të thotë se qytetarët nuk do të kompensohen për faturat e muajve të mëparshëm.

Për këtë arsye, familjeve që plotësojnë kriteret u rekomandohet të aplikojnë sa më shpejt.

Afati i fundit për aplikim është 31 marsi 2027.

Qytetarët që kanë vështirësi me aplikimin online mund të kërkojnë ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Aplikimi mund të bëhet në këtë link:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/1

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 038 200 27 277 ose në emailin [email protected].

A do të aplikoni për subvencionimin e faturave të rrymës?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit