Alarmi nga fruthi në Kosovë! 224 të infektuar, 21 raste të reja vetëm brenda një jave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2026, 16:49

Fruthi po përhapet në Kosovë, ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në 224 raste të konfirmuara, duke ngritur shqetësime për shëndetin publik.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga 16 prilli deri më 18 tetor 2026 janë regjistruar gjithsej 224 raste, prej të cilave 21 vetëm gjatë javës së fundit.

Ajo që bie në sy është fakti se mbi **95% e personave të infektuar rezultojnë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila ofron mbrojtje kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, gjatë këtij viti janë vaksinuar në mënyrë plotësuese mbi 3,481 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç, të cilët nuk kishin marrë vaksinat në kohën e paraparë.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë në rast të vonesave.

Instituti thekson se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga kjo sëmundje infektive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit