Sot deri në 9 orë pa rrymë! KEDS paralajmëron ndërprerje në disa qytete të Kosovës, ja zonat që preken

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2026, 08:46

Mijëra qytetarë në zona të ndryshme të Kosovës mund të përballen sot, më 19 tetor, me ndërprerje të energjisë elektrike që në disa lokalitete pritet të zgjasin deri në 9 orë.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se ndërprerjet janë të planifikuara dhe lidhen me punimet për mirëmbajtjen e rrjetit, eliminimin e defekteve dhe realizimin e projekteve investive.

Sipas njoftimit, zonat që do të preken ndodhen në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Kaçanik, Malishevë dhe Rahovec.

Në Prishtinë, nga ora 09:00 deri në 18:00, pa energji elektrike pritet të mbeten pjesë të lagjeve Arbëria, Kodra e Trimave dhe rruga Kuksi.

Ndërsa nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në Mramor, Slivovë, Brus, Busi, Zllashë, Viti të Marevcit dhe Marec.

Në Pejë, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në Bllagaj, Katund të Ri, Llabjan, Nabërgjan, Nakëll, Qungur, Qyshk, Treboviq, Vitomiricë dhe Zahaq, në disa raste vetëm në pjesë të këtyre vendbanimeve.

Ndërkohë, nga ora 09:00 deri në 17:00, pa rrymë do të mbeten disa lokalitete të Rugovës, përfshirë Koshutanin, Shkrelin, Dugaivën, Drelajn, Leqinat, Kuqishtën, Haxhajn, Stankajn dhe Bogën.

Në Prizren, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në Lubizhdë, lagjet Gani Zekaj dhe Ahmetaj, Kamila, Bosch, Eda, Euro Graniti, Atmaxhë, Tupec, Landovicë dhe zona të tjera përreth.

Nga ora 09:00 deri në 17:00, ndërprerje janë paralajmëruar edhe në Breg të Drinit, Dedaj, Kabash të Hasit, Krajk, Kushnin, Lubizhdë të Hasit, Lukinaj, Romajë dhe pjesë të Lugishtës së Hasit.

Në Ferizaj, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë në Bibaj, Fshat të Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Varosh dhe pjesë të magjistraleve Ferizaj–Kaçanik e Prishtinë–Ferizaj.

Nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje të tjera janë paraparë në disa pjesë të Varoshit, Gremes, Gaçkës, Nerodimes së Epërme, Sojevës, Sllatinës dhe lokaliteteve përreth.

Në Kaçanik, nga ora 09:00 deri në 16:00, pa energji elektrike pritet të mbeten Bobi, Ivajë, Kotlinë, Laq, Bush, Pustenik dhe Strazhë.

Në Malishevë, nga ora 09:30 deri në 15:00, ndërprerje do të ketë në disa rrugë të qytetit, përfshirë Adem Jasharin, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Pavarësinë, Rilindjen Kombëtare dhe Sheshin e Dëshmorëve, si dhe në Burim, Carallukë, Dardani, Gërmiz, Lubizhdë dhe Senik.

Në Rahovec, nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje të furnizimit janë paralajmëruar në Gexhë, Radostë, Ratkoc dhe një pjesë të Xërxës.

KEDS ka sqaruar se punimet janë të nevojshme për përmirësimin e sistemit energjetik dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.

Qytetarëve të zonave të prekura u rekomandohet të marrin masa dhe t'i organizojnë aktivitetet e tyre duke pasur parasysh oraret e paralajmëruara.

A është edhe vendbanimi juaj në listën e zonave që do të mbeten sot pa rrymë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit