“Për çfarë rroge po e bëni këtë?”/ E reja pyet policët, ata ‘kyçin’ gojën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.10.2026, 00:42

Një moment domethënës është regjistruar pas përfundimit të ditës së pestë të protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një e re u është afruar efektivëve të policisë, duke i vënë përballë pyetjeve të drejtpërdrejta për mënyrën se si kanë vepruar ndaj të rinjve gjatë protestave.

E revoltuar nga dhuna policore dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve, ajo i ka pyetur efektivët se sa paguhen për të ushtruar dhunë ndaj të rinjve dhe studentëve që kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndryshim.

Por përballë pyetjeve të saj, policët kanë zgjedhur të heshtin, pa i dhënë asnjë përgjigje.

Në pamje, protestuesja shihet teksa u drejtohet efektivëve të pajisur me uniforma, helmeta dhe maska kundër gazit, ndërsa ata qëndrojnë pranë automjeteve policore.

Përballja vjen pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me tensione, përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, si dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Me pyetjet e saj, e reja kërkon t'u kujtojë efektivëve se përballë tyre nuk qëndrojnë armiq, por studentë dhe të rinj që protestojnë për të ardhmen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit