Zhduket një 11-vjeçar në Tiranë, familjarët e kërkojnë që prej mëngjesit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.10.2026, 23:53

Një 11-vjeçar me emrin Bardhyl Habili rezulton i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe të afërmit po e kërkojnë prej orës 08:00 të mëngjesit.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, djali është parë për herë të fundit në zonën e Myslym Shyrit. Deri në mesnatë, ai ende nuk ishte kthyer në banesë, ndërsa më shumë se 10 persona po e kërkojnë në terren në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nuk dihet ende nëse 11-vjeçari ka qenë i pranishëm në protestën e zhvilluar sot në Tiranë apo nëse zhdukja e tij ka lidhje me tubimin.

Sipas të afërmve, Bardhyli rritet nga babai i tij, Afrim Habili, i cili kujdeset i vetëm për dy fëmijët pas humbjes së bashkëshortes.

Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Kushdo që e ka parë Bardhylin ose ka informacion për vendndodhjen e tij, lutet të kontaktojë menjëherë të atin në numrin +355 68 530 5288 ose të njoftojë Policinë e Shtetit.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm. Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim që Bardhyli të gjendet sa më parë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit