Thirret protestë kundër Albin Kurtit në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2026, 23:07

Një protestë kundër kryeministrit Albin Kurti është paralajmëruar të mbahet më 1 nëntor në Prishtinë, ku kërkesa kryesore do të jetë dorëheqja e tij.

Sipas thirrjes publike, protesta është planifikuar të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00.

Organizatori i protestës, Durim Aliu, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen tubimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar përgjegjësi politike nga kreu i Qeverisë.

Aliu ka bërë të ditur se për organizimin e protestës do të njoftohet edhe Policia e Kosovës.

“Është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat tona të shprehen hapur, me dinjitet dhe vendosmëri”, thuhet në thirrjen publike.

Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë së bashku me familjarët dhe miqtë, duke sjellë pankarta dhe mesazhe për të shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit