Vrau djalin e tij 29-vjeçar? Gjashtë ditë në arrati, policia ende pa gjurmë të Ramiz Arifit!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2026, 19:42

Kanë kaluar gjashtë ditë nga vrasja tragjike e 29-vjeçarit Bajram Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa babai i tij, Ramiz Arifi, i dyshuari kryesor për krimin, vazhdon të jetë në arrati.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 tetor, rreth orës 19:30, kur 29-vjeçari dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga babai i tij. Pas krimit, i dyshuari raportohet se u largua nga vendngjarja me një automjet të tipit Suzuki.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se Ramiz Arifi ende nuk është arrestuar.

Pavarësisht kërkimeve, vendndodhja e të dyshuarit mbetet e panjohur, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjashtë ditë pas krimit që tronditi Gjilanin, mbetet pyetja: Ku po fshihet Ramiz Arifi dhe pse ende nuk është arrestuar?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit