Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar ndjeshëm, teksa raportohet se policia ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të protestuesve. Një prej efektivëve të vendosur pranë institucionit ka përdorur një pushkë të posaçme për të qëlluar ndaj qytetarëve të mbledhur në protestë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se dy protestues janë goditur nga plumbat e gomës. Njëri prej tyre raportohet se është goditur në gjoks, ndërsa tjetri në krah, gjatë përshkallëzimit të situatës mes protestuesve dhe forcave të policisë.