U gjet i pajetë në rrugë në Prizren, identifikohet 73-vjeçari – kamerat zbulojnë momentet e fundit të jetës së tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2026, 12:33

Është zbardhur identiteti i personit që u gjet pa shenja jete më 15 tetor, në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.

Sipas burimeve, viktima është Azzam Dida, rreth 73 vjeç, identiteti i të cilit është konfirmuar nga familjarët.

I moshuari ishte gjetur i shtrirë në skaj të rrugës, me gjakderdhje pranë kokës, ndërsa Policia dhe ekipet e urgjencës, të cilat mbërritën në vendngjarje, konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.

Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas informacioneve pamjet tregojnë se 73-vjeçari është rrëzuar vetë dhe më pas ka ndërruar jetë në vend.

Nga ekzaminimet fillestare nuk janë konstatuar rrethana të dyshimta, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Policia e Prizrenit, në koordinim me Prokurorinë, vijon procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht shkakun e vdekjes. Rasti është cilësuar si Hetim i vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit