Pas katër ditësh protestash të shoqëruara me përplasje të dhunshme, djegie dhe dëmtime të pronës publike e private, Tirana pritet të përballet sot me ditën e pestë të tubimeve.
Kryeqyteti mbetet nën hijen e tensioneve, ndërsa thirrjet për mobilizim dhe vijimin e protestave vijojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Gjatë protestave të ditëve të fundit, demonstruesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, disa institucione shtetërore, banka dhe biznese private u përfshinë nga zjarri ose pësuan dëmtime. Pas përplasjeve, bulevardi i kryeqytetit mbeti i mbuluar me gurë dhe mbetje të tjera.
Në mesin e personave që bëjnë thirrje për vijimin e protestave është edhe djali i Fran Kaçorrit, zv.Drejtorit për Sigurinë Publike në Policinë e Beratit.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka shpërndarë pamje nga protestat, duke përcjellë thirrje për rigrumbullimin e protestuesve dhe duke shprehur kundërshtim ndaj dhunës policore.
Përfshirja e tij në këtë klimë mobilizimi vjen në një moment delikat, kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me përplasje të forta me policinë dhe dëmtime të shumta të pronës publike dhe private.
Në një prej postimeve të tij ai dënon dhunën policore duke u shprehur se është kaluar viza e kuqe kësaj here, duke harruar se babai i tij ka një rll të rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
