Sot, në Skenderaj, do t’i jepet lamtumira e fundit heroit Idriz Rrecaj, eshtrat e të cilit u gjetën së fundmi në një varrezë masive në Zubin-Potok.
Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat e njohura si “Grupi i intelektualëve”, ndërsa sot do të përcillet për në banesën e fundit me nderime.
Sipas agjendës, në orën 12:00 do të mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj, ndërsa nga ora 13:00 deri në 15:00 do të zhvillohen homazhe në palestrën sportive “Ilaz Kodra”.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 16:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.
Pas shumë vitesh, eshtrat e Idriz Rrecajt do të prehen në tokën e vendlindjes, ndërsa familjarët dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!