Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prevallë, ku një person ka ndërruar jetë teksa po shëtiste së bashku me familjarët e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje, më 15 tetor, rreth orës 13:10, kur viktimës i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore gjatë shëtitjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e qytetarit.
Për rastin është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa autoritetet po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes.