Edhe në Laç të Kurbinit, gjimnazistët janë ngritur në protestë, duke iu bashkuar valës së tubimeve të të rinjve në disa qytete të vendit. Protestat vijojnë në një kohë kur në Tiranë regjistrohet dita e katërt e protestës së studentëve.
Të rinjtë po shprehin pakënaqësitë e tyre, ndërsa lëvizja duket se po zgjerohet përtej kryeqytetit, duke përfshirë edhe qytete të tjera. Pjesëmarrja e gjimnazistëve në protesta shënon një tjetër zhvillim në këtë valë reagimesh.