Të rinjtë ‘bombardojnë’ me gurë furgonin e policisë, i thyejnë xhamat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.10.2026, 23:37

Ky është momenti kur një furgon i Policisë përballet me zemërimin e një grupi të rinjsh gjatë protestës në Tiranë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke hedhur gurë në drejtim të automjetit, duke i thyer xhamat dhe duke e detyruar të ndryshojë drejtim e të largohet.

Pamjet vijnë në një tjetër mbrëmje të tensionuar, teksa të rinjtë u përballën me uniformat blu për orë të tëra edhe sot në rrugët e kryeqytetit.

Protesta po shoqërohet me episode të forta dhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa pakënaqësia e qytetarëve ka dalë prej kohësh përtej mureve të institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit