Alarm për sigurinë ushqimore! Kosova kthen mbrapsht 27 tonë misër nga Serbia, zbulohet nivel i lartë i substancës toksike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2026, 18:28

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në tregun e Kosovës të 27 tonëve misër të importuar nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar praninë e aflatoksinës mbi normat e lejuara.

Sipas AUV-së, ngarkesa prej 27 mijë kilogramësh, e importuar nga kompania “IDEAL GROUP” SH.P.K., rezultoi me 33 mikrogramë aflatoksinë për kilogram, ndërkohë që kufiri maksimal i lejuar është 20 mikrogramë për kilogram.

Për të konfirmuar rezultatet, mostrat janë dërguar edhe në një laborator referent në Austri, ku superanaliza ka vërtetuar tejkalimin e nivelit të lejuar të kësaj substance toksike.

Pas këtyre rezultateve, autoritetet kosovare kanë marrë vendim për refuzimin e importit dhe kthimin e të gjithë sasisë prej 27 tonësh misër në Serbi.

Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve të rrepta ndaj produkteve ushqimore që importohen në Kosovë, me qëllim parandalimin e hyrjes në treg të produkteve që mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Rasti ngre edhe një herë rëndësinë e kontrolleve të sigurisë ushqimore për produktet që hyjnë në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit