Avokati Altin Goxhaj: Studentja Eva Pango në koma pas goditjes me municion policor në kokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.10.2026, 17:21

Avokati Altin Goxhaj ka bërë një denoncim të rëndë lidhur me gjendjen shëndetësore të protestueses Eva Pango, duke deklaruar se studentja ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës, pas një goditjeje në kokë gjatë protestës në Tiranë.

Sipas Goxhajt, e reja ka mbërritur në spital e mbuluar në gjak dhe pasi kishte humbur shumë gjak. Avokati pretendon gjithashtu se ajo është transportuar me makinë private, pasi në vendngjarje nuk kishte ambulancë.

Në denoncimin e tij, Goxhaj ngre akuza ndaj efektivëve të policisë për përdorimin e municionit të shkrepur me armë të tipit shotgun, duke pretenduar se goditja në kokë i ka shkaktuar plagë të rënda protestueses. Ai thotë gjithashtu se në spital ka pasur edhe protestues të tjerë të lënduar, me plagë në kokë.

Kur të rinjtë dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre, askush nuk duhet të mbetet pa përgjigje nëse përfundon i plagosur rëndë. Tashmë priten sqarime për gjendjen e protestueses dhe rrethanat e këtij denoncimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit