Arsimi në pikë të hallit, Ministresha: Mos u përdorni nga duart e errëta

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.10.2026, 12:59

Ndërsa sistemi arsimor në vend përballet me probleme të thella strukturore dhe pakënaqësi të grumbulluara prej kohësh, vëmendja e Ministrisë së Arsimit duket se është zhvendosur te ligjëratat moralizuese për protestat.

Në një kohë kur tensionet dhe protestat kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje publike prindërve që të ruajnë fëmijët nga përfshirja në situata të dhunshme. Kumbaro kërkon që prindërit të flasin me nxënësit e studentët dhe të mos lejojnë përdorimin e tyre nga ato që ajo i cilëson si “duar të errëta” me synim destabilizimin e vendit.

Sipas ministres, të rinjtë nuk janë autorët e shkatërrimeve në rrugë, ndërsa zgjidhja e vetme, sipas saj, mbetet kthimi i energjisë së protestës në dialog.

Në vend që të adresohen shqetësimet reale të nxënësve, kushtet në shkolla, cilësia e mësimdhënies dhe perspektiva e munguar për të ardhmen, pushteti zgjedh t'u bëjë thirrje prindërve për kontroll, duke i parë reagimet rinore vetëm përmes lentes së "manipulimit politik". Kur arsimi mbetet në pikë të hallit, ligjëratat për prapaskena nuk mjaftojnë për të zbrazur rrugët apo për të mbushur klasat me besim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit