Grushte, shkopinj gome, efektivi i mbyll gojën me dorë të riut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2026, 11:24

Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së të rinjve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në pamjet e publikuara shihen efektivë që përdorin shkopinj gome ndaj të rinjve, ndërsa ndaj turmës është përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen është shoqërimi i një prej protestuesve, ku, sipas pamjeve, një efektiv policie shihet duke i mbyllur gojën të riut. Ngjarja ka ndodhur në një moment tensioni gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, ndërsa rrethanat e plota të episodit mbeten për t’u sqaruar.

Protesta pranë Ministrisë së Arsimit zhvillohet në kuadër të tubimeve të organizuara ditët e fundit në Tiranë nga studentë dhe gjimnazistë. Protestuesit kanë artikuluar kërkesa të ndryshme, mes të cilave edhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa përplasjet me policinë kanë shënuar përshkallëzimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit