Tensione në Elbasan, policia nis shoqërimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2026, 10:23

Policia e Elbasanit ka nisur shoqërimin e disa të rinjve gjatë protestës së zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit. Tubimi u organizua pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale, ndërsa situata u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Gjatë protestës janë raportuar edhe akte shkatërrimi, çka ka sjellë përshkallëzimin e situatës. Përballë zhvillimeve, efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të rikthyer qetësinë dhe për të menaxhuar situatën në zonën ku po zhvillohej tubimi.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu, disa prej protestuesve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me rrethanat e protestës, identitetin e personave të shoqëruar dhe përgjegjësitë për incidentet e raportuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit