Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i pajetë pas disa orësh kërkime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2026, 10:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rahovicë të Ferizajt, ku 46-vjeçari **Ardian Bajrami** është gjetur pa shenja jete, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Familjarët kishin njoftuar Policinë e Kosovës më 14 tetor, rreth orës 19:20, pasi 46-vjeçari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin më me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e tipit “Shkoda”, me targa të huaja.

Për gjetjen e tij ishin mobilizuar njësi të shumta policore, përfshirë njësinë K9 me qen kërkimi, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

Fatkeqësisht, pas disa orësh kërkime intensive, 46-vjeçari është gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe njësitë policore.

**Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së Ardian Bajramit**, ndërsa autoritetet kompetente po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit