E rëndë në Gjilan: Ndërron jetë një foshnjë vetëm 2 muajshe, Prokuroria urdhëron obduksionin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2026, 09:49

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin, ku një foshnjë vetëm dy muajshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, foshnja ishte dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa rasti është regjistruar si vdekje e dyshimtë.

Ngjarja është raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 12:15.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e jetës së foshnjës.

JOQ Kosova u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit