Frikësohen deputetët, anulojnë seancën plenare të Kuvendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2026, 09:38

Nga frika e studentëve, deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga Parlamenti, duke sjellë anulimin e seancës plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në Kuvend. Largimi i deputetëve erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

Seanca plenare ishte planifikuar të niste në orën 10:00, me një rend dite të ngjeshur, ku parashikoheshin katër interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i gjashtë projektligjeve. Megjithatë, zhvillimi i saj është anuluar, ndërsa deputetët socialistë janë larguar nga ambientet e Parlamentit.

Në rendin e ditës ishte parashikuar gjithashtu ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Deri më tani, anulimi i seancës ka penguar zhvillimin e diskutimeve dhe procedurave parlamentare të planifikuara për ditën e sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit