Në valën e protestave që po përfshin vendin, edhe nxënësit e shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë. Zëri i të rinjve po dëgjohet gjithnjë e më fort, ndërsa pakënaqësia po shprehet përmes reagimeve qytetare dhe protestave në shkolla e universitete.
Edhe nxënësit në Kamëz po i bashkohen kësaj vale protestash, duke zgjedhur të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që shqetësimet e tyre të mos kalohen në heshtje. Bojkoti i mësimit shënon një tjetër zhvillim në një situatë ku të rinjtë po kërkojnë të dëgjohen dhe të kenë një rol më të madh në çështjet që i prekin.