Lart janë pamje që i përkasin Francës. Dje, gjatë protestave të të rinjve atje, policët francezë hoqën helmetat dhe iu bashkuan protestuesve duke na kujtuar se edhe pas uniformës ka njerëz, qytetarë, prindër dhe të rinj që e dinë çfarë do të thotë të kërkosh një të ardhme më të mirë.
Poshtë janë pamje që i përkasin Shqipërisë. Duket qartë një polici që dhunon të rinjtë që ngrenë zërin për dinjitetin, drejtësinë dhe të ardhmen e tyre. Këto pamje ngrenë një pyetje të madhe: A është detyra e policisë të mbrojë pushtetin nga qytetarët, apo qytetarët nga çdo padrejtësi?
Policia nuk është pronë e asnjë qeverie dhe uniforma nuk duhet të kthehet në mur mes saj dhe popullit. Policia është aty për t’i shërbyer qytetarëve, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të garantuar sigurinë, jo për të frikësuar ata që kërkojnë ndryshim.
Policë shqiptarë, përballë jush nuk janë armiqtë tuaj. Janë të rinjtë e këtij vendi, bashkëmoshatarët, vëllezërit dhe motrat tuaja, që kërkojnë të mos detyrohen ta braktisin Shqipërinë për të pasur një të ardhme. Nesër, edhe fëmijët tuaj mund të jenë në atë shesh, duke kërkuar drejtësi dhe dinjitet.
Qeveritë ndryshojnë, pushtetet ikin, por populli mbetet. Uniforma fiton respekt kur mbron qytetarin, jo kur e godet atë.
@joq Lart janë pamje që i përkasin Francës. Dje, gjatë protestave të të rinjve atje, policët francezë hoqën helmetat dhe iu bashkuan protestuesve duke na kujtuar se edhe pas uniformës ka njerëz, qytetarë, prindër dhe të rinj që e dinë çfarë do të thotë të kërkosh një të ardhme më të mirë. Poshtë janë pamje që i përkasin Shqipërisë. Duket qartë një polici që dhunon të rinjtë që ngrenë zërin për dinjitetin, drejtësinë dhe të ardhmen e tyre. Këto pamje ngrenë një pyetje të madhe: A është detyra e policisë të mbrojë pushtetin nga qytetarët, apo qytetarët nga çdo padrejtësi? Policia nuk është pronë e asnjë qeverie dhe uniforma nuk duhet të kthehet në mur mes saj dhe popullit. Policia është aty për t’i shërbyer qytetarëve, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të garantuar sigurinë, jo për të frikësuar ata që kërkojnë ndryshim. Policë shqiptarë, përballë jush nuk janë armiqtë tuaj. Janë të rinjtë e këtij vendi, bashkëmoshatarët, vëllezërit dhe motrat tuaja, që kërkojnë të mos detyrohen ta braktisin Shqipërinë për të pasur një të ardhme. Nesër, edhe fëmijët tuaj mund të jenë në atë shesh, duke kërkuar drejtësi dhe dinjitet. Qeveritë ndryshojnë, pushtetet ikin, por populli mbetet. Uniforma fiton respekt kur mbron qytetarin, jo kur e godet atë.
♬ original sound – JOQ Albania