Qytetarët kanë shkruar pranë redaksisë së JOQ për të denoncuar një skemë dezinformimi dhe manipulimi rreth ngjarjeve të protestës së studentëve në Tiranë.
Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, autoritetet po mundohen të mbulojnë ngjarjen e rëndë të djalit të cilit i kanë thyer këmbën gjatë protestës, duke e paraqitur sikur ai është Ledioni nga Librazhdi por në fakt sipas denoncimeve në të vërtetë personi është Mario Muça, i identifikuar më parë si një nga civilët që dhunoi studentët.
Qytetarët ngrenë pikëpyetje serioze se ku ndodhet djali i vërtetë i lënduar që është dërguar te Trauma dhe në çfarë gjendjeje shëndetësore është ai, ndërsa bëjnë thirrje që kjo ngjarje të mos lejohet të mbyllet në heshtje apo të tjetërsohet me imazhe personash të tjerë.
Në fakt personi në spital i propaganduar nga autoritetet, ka një ngjashmëri të madhe me personin Mario Muca të denoncuar nga qytetarët nëpërmjet JOQ si një nga civilët që dhunoi studentët gjatë protestës së djeshme në Tiranë.
Në vijim është mesazhi i plotë i qytetarit:
Përshëndetje JOQ! Djalit që i kanë thyer këmbën rëndë gjatë protestës, tani po mundohen t’ia mbulojnë ngjarjen duke nxjerrë një polic civil sikur të jetë ai. Ku është djali i vërtetë dhe në çfarë gjendjeje është? Mos lejoni që kjo ngjarje të mbyllet në heshtje.