Mbi 70 protestues të shoqëruar në Komisariatin nr.1 në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2026, 23:02

Mbi 70 protestues raportohet se ndodhen në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pas një dite të gjatë proteste, ku studentët dhe të rinjtë dolën në rrugë për të ngritur zërin kundër qeverisë dhe klasës politike.

Ajo që nisi me kërkesat për kushte më të mira në universitete, uljen e kostove të studimit dhe më shumë mbështetje për studentët, u kthye në një revoltë më të gjerë kundër një realiteti që po ua vështirëson gjithnjë e më shumë të rinjve të ardhmen në vendin e tyre.

Për më shumë se 10 orë, rrugët e Tiranës u mbushën me protestues, ndërsa përplasjet me Policinë, përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion e përshkallëzuan situatën. Në vend që zemërimi i të rinjve të marrë përgjigje përmes dialogut dhe zgjidhjes së kërkesave të tyre, zhvillimet përfunduan edhe me shoqërime në komisariate.

Deri më tani, nuk ka një informacion të plotë për identitetin e personave që raportohet se ndodhen në Komisariatin nr. 1 dhe masat që mund të merren ndaj tyre. Shifra prej mbi 70 protestuesish mbetet për t'u konfirmuar zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit