E trishtë në Ferizaj: Personi i zhdukur në Rahovicë gjendet pa shenja jete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2026, 22:40

Një lajm i rëndë ka ardhur nga fshati Rahovicë i Ferizajt, ku personi që ishte raportuar i zhdukur është gjetur fatkeqësisht pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka njoftuar se operacioni i kërkimit ka përfunduar, por me një epilog tragjik.

“Misioni i kërkim-shpëtimit të sotshëm në Rahovicë të Ferizajt ka përfunduar me sukses, por fatkeqësisht personi i humbur ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Ende nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës dhe rrethanat e vdekjes.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit