Në mes të revoltës që vijon prej orësh, studentët dhe të rinjtë kanë ndaluar një automjet policie me efektivë brenda. Por, pas një debati të shkurtër, ata kanë zgjedhur të mos e përshkallëzojnë situatën dhe t’i lejojnë efektivët të vijojnë rrugën.
Mes tensioneve dhe përplasjeve, të rinjtë treguan se revolta dhe kërkesa për të drejtat e tyre nuk e përjashtojnë qytetarinë. Një moment që tregon se edhe në kulmin e zemërimit, përballja nuk ka pse të përfundojë me dhunë.