Gani Geci përfundon në paraburgim, Gjykata e lë një muaj pas dyshimeve për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2026, 16:10

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Vendimi është marrë pas një seance dëgjimore që ka zgjatur gati dy orë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, ku është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgimin e tij.

Gjatë zhvillimit të seancës, familjarët e Gecit kanë qëndruar në ambientet e Gjykatës, duke pritur vendimin.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, ndërsa mbrojtja e ish-deputetit ka pasur mundësinë të paraqesë kundërshtimet e saj.

Geci dyshohet se më 11 tetor ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj në zyrat e portalit “Vox Kosova” në Prishtinë, lidhur me një postim.

Me vendimin e fundit, ish-deputeti do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, ndërsa procedurat ndaj tij do të vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit