Studentët dhe të rinjtë kanë ndezur zjarr pranë godinës së Ministrisë së Arsimit gjatë protestës së sotme kundër qeverisë në Tiranë. Në një klimë të tensionuar, disa prej protestuesve janë ngjitur mbi muret e ministrisë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen në rrugë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës, protestuesit janë rikthyer në Rrugën e Durrësit dhe kanë refuzuar të largohen nga zona. Përplasjet vijojnë, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe zhvillimet në terren janë dinamike.
Të rinjtë shprehen se jetesa në Tiranë është bërë thuajse e papërballueshme dhe kërkojnë ndryshim të sistemit. Protesta po shtrihet përtej kërkesave fillestare të studentëve, duke u shoqëruar me pakënaqësi më të gjera ndaj qeverisë dhe kushteve të jetesës në vend.