Studentët largojnë deputetët e PD nga protesta

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2026, 14:18

As flamujt partiakë dhe as prania e politikanëve nuk duket se janë të mirëpritura nga të gjithë protestuesit që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Prania e deputetëve të Partisë Demokratike në tubim është kundërshtuar nga një pjesë e të rinjve, të cilët u kanë kërkuar përfaqësuesve të opozitës të largohen nga protesta.

Mes tyre kanë qenë Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo, të cilët janë përballur me reagimin e protestuesve, që nuk kanë pranuar praninë e tyre dhe u kanë kërkuar të largohen nga zona ku po zhvillohet tubimi.

Pas largimit të dy përfaqësuesve të PD-së, protesta ka vijuar përpara Ministrisë së Arsimit. Mesazhi i një pjese të protestuesve duket se është i qartë: ata nuk duan që tubimi të identifikohet me partitë politike.

Ndërkohë, situata është tensionuar sërish, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protesta vijon, ndërsa mbetet për t'u parë nëse zëri i të rinjve do të dëgjohet përtej përplasjeve politike dhe nëse kërkesat e tyre do të marrin përgjigje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit